
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Këshillin Bashkiak të Vlorës, teksa një qytetar i nervozuar është futur dhunshëm në sallën ku po zhvillohej diskutimi.
Pasi ka shtyrë fuqishëm derën, ai ka deklaruar se ka 5 vite që nuk është shpronësuar për pronën e tij, ndaj edhe kërkonte përgjigje.
Pas hyrjes në sallë ai është përplasur verbalisht edhe me një prej këshilltarëve, duke e quajtur fillimisht mashtrues, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar.
“Të gjithë mashtruesa jeni, kemi 5 vite që po kërkojmë lekët tona dhe s’po na i jep njeri”, shprehet ai.
“Çfarë duhet të bëni? Ti vini para këto të gjithë. 5 vite të dëgjojmë ne këta, plehrat e m*tit, intrigantë”, i drejtohet një prej personave të pranishëm.
Qytetari ka këmbëngulur sërish që për një periudhë prej 5 vitesh ai nuk është shpronësuar, duke shfaqur nervozizmin me ofendime dhe ton të ashpër.
Pas daljes nga salla ai është shprehur shkurtimisht për mediat se në të njëjtën situatë me të ndodhen edhe rreth 25 persona të tjerë.
Sipas tij, ai është përballur me shtyrje të panumërta për kompensimin, të cilat i konsideroi “manipuluese” nga ana e institucioneve./balkanweb