Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, ku niveli i ujit ka arritur në 7.10 metra, duke shkaktuar përmbytjen e tre banesave pranë zonës.

Autoritetet vendore dhe Shtabi i Emergjencave Civile janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën nga afër. Banorët e zonës janë njoftuar të marrin masa paraprake, pasi sipas parashikimeve meteorologjike priten reshje të dendura në zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Memaliajt, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe rrezikun e përmbytjeve të tjera.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë vlerësimin e terrenit dhe mundësinë e ndërhyrjeve të menjëhershme për të mbrojtur banesat dhe bizneset pranë lumit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu