Një grabitje ka ndodhur në mes të fushatës zgjedhore.

Mësohet se gjatë natës është grabitur zyra e Partisë Demokratike në Cërrik. Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar vjedhjen e zyrës elektorale.

Sipas pretendimit të PD, personat që kanë hyrë në zyrë kanë marrë kompjutera dhe një televizor.

Policia është ende në proces verifikimi, por nga të dhënat paraprake nuk janë konstatuar shenja thyerje, por po punohet zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu