Reagimi i Lulzim Bashës:

Vjedhja e fondeve të BE për bujqësinë, reagon Basha: SPAK të hetojë. Shqipëria nuk meriton të jetë gazi i botës prej skandaleve të Ramës

yacht hotel sarande

Lulzim Basha ka reaguar për raportin e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit të Fondeve të BE, OLAF, e cila njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 134 milionë eurove fonde të programit IPARD në ndihmë të bujqësisë shqiptare.

Basha shprehet se ky abuzim është dëshmia e rradhës e qeverisë Rama dhe është problemi i çdo shtrese të shoqërisë shqiptare. Kreu i demokratëve euroatlantik inkurajon SPAK për një hetim të thelluar të këtij skandali korruptiv, që dëmton familjet fermere.

Ai gjithashtu shton se me programin e prezantuar në 1 qershor, fermerët do të dalin nga varfëria dhe stanjacioni në të cilin ndodhen prej kësaj qeverie, përmes subvencioneve të drejtpërdrejta me vlerën 100 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu