Një biznes në qytetin e Lushnjes, ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një thertoreje në Njësinë Administrative të Golemit, ku kanë marrë kasafortën dhe një nga furgonat e kompanisë për të transportuar sendet e vjedhura.

Gjatë largimit, autorët kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal kullues. Pas incidentit, ata kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me një tjetër mjet në drejtim të autostradës Lushnje-Rrogozhinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer veprimet hetimore, duke dokumentuar provat e mundshme që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar mjetin me të cilin hajdutët kanë mbërritur në vendngjarje.

Lushnjë/Informacion paraprak

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në fshatin Golem, Lushnjë, persona të paidentifikuar, në subjektin tregtar (thertore) në pronësi të shtetasit A. K., kanë vjedhur automjetin tip fugon dhe kasafortën.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.

Policia ka shoqëruar 2 shtetas, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu