Qyteti i Fierit, Durrësi dhe Lushnja dhe Saranda janë përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Si kurrë më parë, qyteti i Durrësit është në errësirë totale. Ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar mungesën e dritave në qytet.
Vetëm zona e portit ka energji elektrike, pasi merret nga gjeneratorët.
Edhe Qyteti i Fierit është zhytur në errësirë totale.
Nga informacionet e para, nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Ndërkohë, mësohet se ndërprerja ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur.
Edhe në Vlorë pati shkëputje të energjisë për rreth 15 min.
Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE, flitet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.
Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohet se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit. Nuk dihet se cili ka qënë shkaku.
Por, OSHEE, dispeceria per defekte teknike, refuzon tu pergjigjet telefonatave të abonentëve të shqetësuar./Vizionplus/abc