Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri në një intervistë për mediat ka konfirmuar se në Shqipëri është rikthyer pas 13 vitesh virusi “Ethet e Nilit”. Ajo thotë se tre persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë aktivë, të infektuar nga ky virus.

Ajo shtoi se personat që kanë humbur jetën janë të moshës mbi 60 vjeç dhe zonat më të prekura janë Bashkia Fier, Lushnje dhe Kubin.

yacht hotel sarande

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që transmetohet nga mushkonjat; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë.

Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit:

• gjendje parehatie e përgjithshme
– temperaturë
• ulje të oreksit
• të përziera,
• dhembje koke,
• dhembje sysh,
• dhembje shpine,
• dhembje muskujsh,
• kollë
• puçrra,
• diarre
• nyje imfatike të zmadhuara,
• vështirësi në frymëmarrje.

Por nuk ka vend për panik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu