Tragjedi nga moti i keq që goditi Europën orët e fundit. Në Zvicër u regjistruan dy viktima dhe një i zhdukur, bilanci i një rrëshqitjeje toke në Fontana, në Val Bavona (Ticino), një territor i përfshirë nga reshje të dendura shiu prej ditësh. Në Francë, tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë kur një pemë ra në rrugë në rrugën D396. Sipas dëshmive makinat ndaluan dhe më pas një pjesë e mbetur e trungut u nda sërish duke zënë makina të tjera.
Edhe në Itali qindra vetë janë prekur nga përmbytjet në Valle d’Aosta
300 persona raportohen të bllokuar në Peccia,ku po organizohej një turne futbolli. Kampet përgjatë lumit Maggia u evakuan ndërsa u shemb një pjesë e urës. Disa zona janë të paarritshme me rrugë tokësore.