
Astrit Hysenaj, 54 vjeç, është viktima e parë e motit të keq në vend, pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit gjatë përmbytjeve masive në Durrës. Lidhur me pretendimet se ai ka humbur jetën në krye të detyrës, ka reaguar Bashkia e Durrësit, e cila sqaron se Hysenaj, punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh, është paraqitur në punë më 6 janar 2026 në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, moment kur është larguar nga ambientet e punës. Sipas bashkisë, vetëm rreth orës 16:00 familjarët kanë kontaktuar ndërmarrjen pasi ai nuk ishte kthyer në banesë dhe, pas marrjes së informacionit se ishte larguar më herët nga puna, kanë njoftuar Policinë e Shtetit për zhdukjen e tij.






