Politika e Kosovës vijon avazin, pasi ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, ndërsa opozita nuk ka shfaqur gatishmëri për kompromis.

Në seancë nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan pro, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Po ashtu dështoi edhe zgjedhja e kandidates së dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për votimin e Haxhiut, drejtuesi i seancës njoftoi se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 22 gusht.

Seanca e sotme vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi që kryetari i Kuvendit të zgjidhet brenda 30 ditësh, përmes votimit të hapur.

Vendimi përcakton gjithashtu se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në votim./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu