Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte mbrëmjen e së shtunës në fshatin Tragjas për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri i qëllimshëm, i cili u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës civile të Bashkisë Vlorë.

Vatra zjarri janë regjistruar jo vetëm në territorin e Bashkisë Vlorë, por edhe në atë të Selenicës. Aktualisht, situata mbetet nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar riaktivizimin e flakëve për shkak të erës së fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu