Fshatrat e njësisë administrative të Levanit janë kthyer në shënjestër të keqbërësve të cilët kanë vjedhur shpendë dhe bagëti të imëta. Në fshatin Bishan, Nimet Bofen kishte llogaritur shitjen e gjelave të detit që i kishte rritur përgjatë vitit në mënyrë që të nxirrte disa të ardhura më shumë. Por planet ja prishën persona të paidentifikuar të cilët i vodhën të gjithë gjelat.

yacht hotel sarande

”U futën nga mbrapa i morën 14 kokë, siç ishin të tërë. I morën të gjitha. Lajmëruam policinë, erdhën e panë, e bënë, asnjë lloj muhabeti nuk zgjidhën. I mban një vit aty dhe vjen ti merr në fund të vitit”.

Një tjetër banori i vodhën bagëti të imëta duke i shkaktuar dëm të kondiderueshëm financiar për ekonominë që ka. ”Mua më kanë vjedhur tre dele dhe një dhi. Tani janë shtuar këto vjedhjet. Ku dëgjon jo vodhën në Levan, jo vodhën në Fermë Fitore, në Fermë Çlirimi. Po, po vidhet. Po vidhet”.

Banorët që kanë rënë preh e këtyre vjedhjeve shprehen të pakënaqur me punën e policisë, ndërsa të tjerë kanë nisur vetë të marrin masa. Sipas policisë disa prej personave të kapur për të tilla vjedhje, janë nga zona të largëta me vendin ku i kryejnë vjedhjet, ndërsa shumica e vjedhjeve në fshatra kanë mbetur të pazbardhura./koha jone

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu