Një ndjekje spektakolare ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku forcat “Shqiponja” kanë ndjekur për rreth dy orë dy persona të dyshuar.

Eneriko Zyle, 50 vjeç, i shpallur në kërkim për disa raste vjedhjesh, dhe Enis Tela, 37 vjeç, lëviznin me një automjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrave të policisë për të ndaluar.

 

brendësi të makinës së tyre u gjetën kokainë dhe armë të ftohta. Gjatë arratisjes në zonën e Babrrusë, ata përplasën një automjet të policisë, duke lënduar lehtë dy efektivë që ndodheshin brenda.

Pas një ndjekjeje të gjatë, policia arriti të neutralizojë dhe t’i vërë në pranga. Hetimet zbuluan se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kryer disa grabitje në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu