
Një skandal ka shpërthyer në Tiranë pas një vale denoncimesh publike ndaj “Elif Pet Shop” në zonën e Bllokut, ku qytetarët akuzojnë dyqanin për shitjen e maceve të sëmura që ngordhin pas pak kohësh nga blerja.
Një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale tregon një vajzë e cila, mes lotësh, denoncon publikisht përvojën e saj tragjike:
“Kam bërë një blerje tek Elif Pet Shop te Blloku. E kisha dëgjuar që kush merr mace aty ose i dalin të ngordhura ose janë të sëmura.”
View this post on Instagram
E prekur thellësisht, ajo shprehet:
“Elif Pet Shop, ju urrej me gjithë shpirtin tim. Shpresoj që t’ju ndodhi familjarëve tuaj kjo që i ndodhi maces time që ngordhi në gjumë.”
Duke akuzuar drejtuesit e dyqanit për papërgjegjshmëri dhe mashtrim, vajza paralajmëron se do të ndjekë procedura ligjore kundër tyre:
“Ju betohem do ju bëj denoncim. Dyqanin tuaj po s’ua mbylla, më pështyfshi në fytyrë!”
Denoncimi përmend gjithashtu pretendime të rënda për trajtimin mizor të kafshëve:
“Edhe ju që jeni në Turqi, që keni 12 mace në shtëpi dhe i mbani në gjendje të keqe, bëni klysha, i shisni dhe iu ngordhin!”
Mes revoltës, ajo përfundon mesazhin e saj me një thirrje të dhimbshme:
“Kjo kafshë nuk ua ka fajin. E shikoni që ka ngrirë, vetëm 2 muajsh. Ça faji ju kemi ne, o Elif Pet Shop?”
Denoncimeve u është bashkuar edhe përdoruesi Andi Bushati, i cili në një koment publik shkruan:
“Një dyqan kafshësh denigrues! Pa pikë respekti për shërbimin ndaj klientit dhe pa asnjë lloj përgjegjësie për kafshët që shesin. Pasi kafsha ngordh, fajin ua ngecin klientëve dhe as lekët nuk i kthejnë, madje ushtrojnë edhe presion.”
Qytetarët kërkojnë tashmë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të verifikuar shëndetin e kafshëve.