Me një video që ilustron deklaratat e tij se Sali Berisha po përgatit që tani alibinë për humbjen e radhës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama ka renditur me fakte dhe pa koment të gjitha rastet përgjatë tri dekadave, ku Berisha ka ndjekur të njëjtën strategji duke mos njohur asnjë proces zgjedhor kur rezultati nuk ka qenë në favor të tij.

Në video shfaqen deklaratat që prej vitit 1997 e deri në ditët tona të Berishës si ish-President, si ish-Kryeministër, por edhe pas dorëheqjes si kryetar i PD.

Ja disa nga deklaratat në videon e publikuar nga Rama:
• 1997: “Zgjedhësit shqiptarë votuan dje në kushte e rrethana larg së qeni normale.”
• 2000: “Me rezultatin që arritën, por që ua vodhën përdorimit të forcës për falsifikimin, ata vërtet përdhosën një votë, por do marrin përgjigjen më të merituar.”
• 2001: “Ky është një proces i shkatërruar. Ky është një proces i manipuluar në mënyrën më absolute. Nuk mund të pranohet, nuk njihet asnjë rezultat.”
• 2003: “Mosnjohjen nga ana jonë të zgjedhjeve në Tiranë dhe Durrës.”
• 2013: “Partia Demokratike nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhjes.”
• 2015: “Këto zgjedhje si kurrë ndonjëherë prekin dhe rrënojnë çdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”
• 2019: “Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje ato. Ishin një farsë.”
• 2021: “Masakër elektorale…”
• 2023: “Dënoj me forcën më të madhe këtë farsë elektorale. Nuk mund të njohim kurrë rezultatin e zgjedhjeve.”

Sipas Ramës, Berisha po përpiqet të përgatisë opinionin publik për një tjetër pretendim për manipulim, duke mos pranuar vullnetin e qytetarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu