
Një video e cila tregon një kangur që qëndron qetësisht në një aeroport, duke mbajtur një biletë avioni, ka mahnitur miliona shikues në rrjetet sociale si Instagram, X dhe Facebook.
Pamjet kanë ngjallur habi dhe kuriozitet në mbarë botën.
View this post on Instagram
Megjithatë, e vërteta pas kësaj videoje është befasuese: ajo është krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Kjo ngjarje nënvizon fuqinë e teknologjisë së avancuar dhe nevojën për të qenë të kujdesshëm ndaj përmbajtjeve që shohim online.