Në Tajlandë, një episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve: një maçok është kapur në video, ndërsa me dinakëri të madhe vodhi peshk nga një çantë e lidhur me një motoçikletë të parkuar. Macja me lëvizje të shpejta dhe precize arriti të merrte peshkun nën sytë e një kalimtari që filmoi skenën. Menjëherë më pas ka ndërhyrë një polic, i cili kapi në flagrancë macen dhe “arrestoi” hajdutin e vogël, i cili u dërgua direkt në komisariat si një i dyshuar i vërtetë.
View this post on Instagram
Me të mbërritur në komisariat macja u mirëprit me një përzierje habie dhe argëtimi nga oficerët. Ky episod i çuditshëm dha një moment lehtësie, duke demonstruar se si sjellja e thjeshtë e kafshëve mund të sjellë buzëqeshje dhe të krijojë një ndjenjë të papritur të çlodhjeje edhe për ruajtësit e rendit.