Një burrë ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë të zhdukur pas fundosjes së një jahti në brigjet e Sicilisë në orët e hershme të së hënës, kanë thënë shërbimet e zjarrfikësve dhe të kërkim-shpëtimit në Itali.

Në jahtin 56-metërsh është parë flamuri britanik dhe britanikët janë në mesin e të zhdukurve, kanë raportuar mediat italiane. Manjati i teknologjisë Myke Lynch dhe e shoqja janë mes tyre.

yacht hotel sarande

Në mesin e 22 personave në bord janë 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë – në mesin e të cilëve ka edhe shtetas amerikanë dhe kanadezë.

Shërbimet e emergjencave kanë shpëtuar 15 persona, përfshirë një fëmijë njëvjeçar, pasi jahti ka nisur të fundoset, si pasojë e motit të keq në Palermo.

Copëza të jahtit janë diktuar në 50 metra thellësi.

Në deklaratën e Gardës kufitare të Italisë është thënë se një anije e afërt ka ofruar ndihmë edhe para se të arrinin shërbimet e emergjencave.

Jahti është menaxhuar prej kompanisë, Camper and Nicholsons International./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu