Në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka postuar një video nga Londra ku shihet duke kënduar së bashku me shqiptarë nga Kukësi këngën “Mora fjalë”, një këngë kushtuar komandantit legjendari dhe simbolit të qëndresës anti-serbe,Adem Jashari.

“Një urim nga Londra për gjithë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindjen e heroit tonë legjendar Adem Jashari”, shkruan Balla në postimin e tij, shoqëruar me videon e versionit me çifteli të këngës së njohur nga interpretimi i Shkurte Fejzës.

Këtë 28 nëntor, Adem Jashari do të mbushte 70 vjeç, ditëlindje që është përkujtuar kudo ku ka shqiptarë, pasi siç thuhet edhe në këngët që u thuren, trimat nuk vdesin kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu