Ministria e Mbrojtjes njofton se nga verifikimet e kryera në terren, është konstatuar se, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në zonën e Matogjinit, Bashkia Selenicë, janë shfaqur problematika në aksesin rrugor drejt lagjes Bashaj.

Pamjet

Aktualisht, aksesi për lëvizjen e automjeteve është i bllokuar për një lagje. Banorët ndodhen për momentin në banesat e tyre dhe janë jashtë rrezikut.

Autoritetet vendore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Repartin e Xhenios, po merr masat e nevojshme për mbështetje dhe ndërhyrje në terren, me qëllim normalizimin e situatës dhe rikthimin e lëvizshmërisë, në vlerësim të kërkesës së njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe Prefekturës Vlorë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu