
Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit, me hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta është një tjetër destinacion turistik në rivierën shqiptare.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh mjaft i preferuar nga qytetarët.
Plazhet Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.
Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme./Atsh