Të shtëna me armë zjarri në ajër janë raportuar natën e ndërrimit të viteve në një ambient të mbyllur, ku po organizohej një koncert nga ‘Cinco Cavalli’. Autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, në momentin kur ka qenë duke performuar reperi Stresi.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në datën 1 janar, në sallën e Parkut Olimpik, e cila është marrë me qira nga Cinco Cavalli Group për organizimin e eventit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja ka krijuar panik te pjesëmarrësit pasi ambienti ishte i mbushur plot me të rinj e të reja që ishin duke festuar natën e ndërrimit të viteve.

yacht hotel sarande

Në këto video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dëgjohet edhe momenti i të shtënave teksa këndonte Stresi. Ky i fundit, dallohet menjëherë teksa ikën nga skena i shoqëruar nga një truprojë.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se autori është neutralizuar nga të pranishëm në koncert, të cilët e kanë qëlluar me grushte e gota. Ky i fundit, më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashmë është shpallur në kërkim. Policia thotë se duke qenë se ngjarja është ende në hetim, nuk bëhen me dije të dhënat për gjeneralitet e autorit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar”, njofton policia.

Sipas burimeve të gazetares së Euronews Albania dyshohet se Jetmir Pepa është personi i cili ka qëlluar me armë në ajër. Pepa nuk është një emër i panjohur, pasi verën e shkuar është përfolur shumë për shkak se është ish-bashkëjetuesi i Marinela Berishës e cila qëlloi Klea Prengën në një nga lokalet e Tiranës ndërsa policia nuk preferoi të publikonte identitetin e autorit të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu