Një moment historik për njerëzimin është shënuar këtë mbrëmje, pasi NASA ka lëshuar me sukses misionin Artemis II, fluturimin e parë me ekuipazh drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh.

Katër astronautë janë nisur në një mision 10-ditor, gjatë të cilit nuk do të zbresin në sipërfaqen hënore, por do të rrotullohen rreth saj, duke udhëtuar më larg nga Toka se çdo njeri më parë.

Misioni konsiderohet një hap vendimtar drejt rikthimit të njerëzimit në Hënë dhe përgatitjes për misione të ardhshme edhe më ambicioze, përfshirë eksplorimin e Marsit.

Fluturimi realizohet me kapsulën Orion, ndërsa nisja u shoqërua me emocione të mëdha në Qendrën Hapësinore Kennedy, ku mijëra njerëz ndoqën nga afër momentin e ngritjes së raketës.

Pavarësisht disa problemeve teknike të raportuara gjatë testimeve para nisjes, inxhinierët konfirmuan se ato nuk ndikuan në mision, duke i hapur rrugë një prej projekteve më të rëndësishme të dekadës në eksplorimin hapësinor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu