Një incident i pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një mace shtëpiake është bërë shkak për një zjarr në kuzhinë, pasi ka kërcyer mbi sobë dhe ka aktivizuar aksidentalisht një nga djegësit.

Ngjarja është filmuar nga një kamera sigurie, pamjet e së cilës janë publikuar nga Fox News. Në video shihet qartë momenti kur macja hidhet mbi sobë, duke ndezur flakën, e cila përhapet shpejt dhe shkakton dëme të konsiderueshme në tavan, derë dhe pajisje elektro-shtëpiake.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fox News (@foxnews)

Sipas autoriteteve të zjarrfikëses lokale, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa banorët e shtëpisë kanë arritur të dalin në kohë. Zjarri është vënë nën kontroll, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarrfikësit kanë shfrytëzuar rastin për të bërë thirrje për kujdes maksimal me sobat dhe pajisjet e gatimit, sidomos në familjet që mbajnë kafshë shtëpiake, duke këshilluar përdorimin e mbrojtëseve të komandave të sobës.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke ngjallur reagime të shumta mes humorit dhe shqetësimit për sigurinë në shtëpi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu