Një elefanteshë 70-vjeçare në Indi është kthyer në qendër të një polemike ndërkombëtare, pasi u shfaq në një video e mbuluar me ngjyrë rozë gjatë një seti fotografik. Rasti i elefantes Chanchal, e cila jetonte pranë Fortes Amber në Jaipur, ka rikthyer debatin mbi trajtimin e kafshëve në turizëm, pas vdekjes së saj në shkurt 2026.

Videoja, e bërë virale në rrjetet sociale, tregonte kafshën të lyer me një pluhur të fortë rozë ndërsa një modele realizonte foto mbi të. Pas publikimit të lajmit për vdekjen e elefantes, shumë aktivistë ngritën dyshime për keqtrajtim dhe ndikimin e këtij veprimi në shëndetin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julia Buruleva (@julia.buruleva)

Megjithatë, kujdestari i saj ka mohuar çdo lidhje mes fotosesionit dhe ngordhjes, duke deklaruar se pluhuri ishte “gulaal” biologjik, i përdorur tradicionalisht në festat indiane dhe pa përbërës kimikë të dëmshëm. Sipas tij dhe burimeve zyrtare, elefantja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, konkretisht nga probleme kardiake të lidhura me moshën.

Pavarësisht kësaj, autoritetet në Rajasthan kanë nisur një hetim për të verifikuar rrethanat, ndërsa organizatat për mbrojtjen e kafshëve, si PETA, kanë ngritur shqetësime më të gjera për kushtet në të cilat mbahen elefantët që përdoren për turizëm.

Rasti ka hapur një debat të fortë mes traditës dhe etikës moderne, duke ngritur pyetje mbi përdorimin e kafshëve për qëllime turistike dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu