
“Kur të mbyllësh TikTok-un, në fund do marrësh Noc Rrokun.” I riu kënaq pa masë Berishën me një diskurs politik pa letër përpara, duke folur më qartë ndoshta se shumica e kandidatëve të tij për deputet.
I riu gjimnazist, Orest Berberi, duket qartë se i la mbresa para liderit dhe nuk do të habitemi aspak nëse së shpejti do ta shohim pjesë të strukturave demokratike dhe në listat e ardhshme të PD-së.
Brenda apo jashtë listave, kjo pastaj është çështje tjetër që, siç e treguan primaret e sekondaret, nuk ka të bëjë as me guximin dhe as me elokuencën, përkundrazi….
View this post on Instagram
“Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse që kam dëgjuar” tha Berisha në fund të protestës:
Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen më fisnike, do të thosha më magjepsëse, do të thosha më të fuqishme, më pasiononte.
Fjalë të tilla për fjalën e lirë janë të denja për të gjitha kohërat.
Për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen.
Gjithçka do e vendosin të rinjtë.
Ishte protesta e tyre siç e patë ju.
Unë isha një pjesëmarrës në këtë miting që për nga cilësia, po u garantoj, krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët liberatorë u kthyen nga pallati presidencial dhe erdhën fitimtar në sheshin e Qytetit Studenti.
Dhe aty ata mbajtën fjalët më mbresëlënëse që unë kam dëgjuar ndonjëherë.
Pra, tani të themi, në 35 vite, këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Të rinjtë e fituan betejën sonte.