Sarandë – Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë Ergys Isufin, kandidat për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Sarandës. Sipas burimeve të aia.al, gjatë kontrollit Isufit i është gjetur një dozë kokaine.

Po sipas burimeve, kandidati ka tentuar fillimisht të largohet nga vendi i ngjarjes, por është neutralizuar nga forcat e policisë. Aktualisht, policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë dhe po kryen kontrolle në kuadër të hetimeve.

Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pasi aktivisti Adriatik Lapaj e prezantoi publikisht Isufin si një prej kandidatëve të rinj të angazhuar në politikë.

“Ergys Isufi, kandidat për qarkun tonë, është lindur dhe rritur në Sarandë, është inxhinier elektrik me përvojë 13-vjeçare në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht jeton në Suedi, është i zhgënjyer nga realiteti profesional në Shqipëri dhe është angazhuar me lëvizjen që nga themelimi i degës së diasporës në Stokholm. Ai përfaqëson një zë të fortë për shtresën e mesme dhe për ndërtimin e një sistemi të drejtë që vlerëson përpjekjen dhe profesionalizmin,” deklaronte Lapaj në një takim në Sarandë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu