
Kreu i Frymës së Re Demokratike (FRD), Sali Shehu, pjesë e aleancës opozitare PD-ASHM në Dibër, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i kishte quajtur më herët burrat e Dibrës “çyrykë”.
Në një deklaratë publike, Shehu u shpreh:
“Dy fjalë për atë çyrykun. Zotrote ke qenë çyryk në fëmini, çyryk në rini, çyryk në pleqni. Po dëgjo. Dëgjo këtu mor pizeveng. Dibra e Gjergj Kastrioti. Dibra e Gjergj Kastriotit. Ti e ngatërrove Dibrën me gomat e makinës atij këngëtarit Rajkut.”
Shehu theksoi se Rama nuk duhet të tallet me dibranët, duke kujtuar historinë dhe krenarinë e kësaj zone që lidhet me figurën e Skënderbeut. Deklarata u bë gjatë mbylljes së fushatës në Peshkopi nga koalicioni PD-ASHM.
View this post on Instagram