
TIRANË – Stadiumi “Air Albania” është mbushur plot dhe atmosfera para nisjes së ndeshjes Shqipëri–Serbi është përvëluese. Në pamjet e siguruara nga AIA.AL, duket qartë një det i kuq në shkallët e stadiumit, ndërsa tifozët kanë nisur të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme mbështetëse për Kombëtaren.
Në sfond dëgjohet kënga ikonike e Shkurte Fejzës, “Mora fjalë”, një simbol krenarie kombëtare që i ka dhënë edhe më shumë emocion çasteve para ndeshjes. Në fund të videos, disa tifozë dëgjohen duke brohoritur dhe sharë në drejtim të kombëtares serbe, duke e tensionuar edhe më tej atmosferën e kësaj përballjeje delikate.
Ndeshja Shqipëri–Serbi, që luhet sonte në orën 20:45, ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në mbarë trevat shqiptare dhe është konsideruar si një ndër takimet më të nxehta të kualifikueseve për Botërorin 2026.
View this post on Instagram