
Rreth orës 07:05, në bulevardin “Gjergj Fishta” , automjeti me drejtues shtetasi M. X është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen N. Z. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.