Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, dyshohet se një 35-vjeçar, shtetasi B. H., ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje.

Bledi Hasani sipas burimeve ka qenë klient në poligon, ndërsa ditën e sotme dyshohet se ka kthyer armën nga vetja.

Ende nuk ka detaje mbi rrethanat e ngjarjes, apo arsyet që çuan viktimën drejt këtij akti.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu