
Mediat ndërkombëtare e kanë kthyer vëmendjen sot nga Kosova, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare.
‘Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare të dielën, të konsideruara si një test kyç për kryeministrin Albin Kurti, partia qeverisëse e të cilit arriti një fitore dërrmuese katër vjet më parë. Kjo është hera e parë që nga pavarësia në vitin 2008 që parlamenti i Kosovës ka përfunduar një mandat të plotë 4-vjeçar.
Ky është votimi i nëntë parlamentar në Kosovë që nga fundi i luftës së viteve 1998-1999 midis forcave të qeverisë serbe dhe separatistëve shqiptarë etnikë që dëbuan forcat serbe pas një fushate ajrore 78-ditore të NATO-s. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Votimi do të përcaktojë se kush do të udhëheqë palën kosovare në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat ngeci përsëri vitin e kaluar. Ato bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk ishin në krye të agjendës së asnjë partie’, shkruan Independent.
Ndërkohë Reuters shkruan se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, nën një situatë të turbulluar nga tensionet me Serbinë, ndërsa në të njejtën linjë është edhe The Washington Post.
‘Partia e Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit shihet si kryesuesja, por nuk pritet të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke lënë të hapur mundësinë që dy pretendentët e tjerë të bashkohen me radhët nëse ai nuk arrin të formojë një kabinet.
Konkurrentët e tjerë janë Partia Demokratike e Kosovës, ose PDK, liderët kryesorë të së cilës janë në Gjykatën e Hagës të akuzuar për krime lufte, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ose LDK, partia më e vjetër në vend që humbi një pjesë të madhe të mbështetjes pas vdekjes në vitin 2006 të liderit të saj, Ibrahim Rugova.
Gjatë fushatës zgjedhore partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet publike, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë. Megjithatë, ata nuk sqaruan se nga do të vinin paratë dhe as se si do të tërhiqnin më shumë investime të huaja’, thuhet në artikullin e Euronews.