Agresiviteti i një qeni nuk shfaqet kurrë pa paralajmërim, por është pasojë direkte e stresit, frikës dhe mbi të gjitha e gabimeve njerëzore, paralajmërojnë ekspertët e sjelljes së kafshëve.

Veterineri dhe etologu Federico Coccìa shpjegon se qentë nuk lindin agresivë, por përdorin agresivitetin si një mekanizëm mbijetese dhe komunikimi kur ndihen nën presion ose të kërcënuar. Sipas tij, në shumicën dërrmuese të rasteve, përgjegjësia për sjelljet problematike bie mbi pronarin, jo mbi kafshën.

Eksperti thekson se agresiviteti nuk është një reagim i papritur, por një proces gradual, i paraprirë nga shenja të qarta paralajmëruese që shpesh neglizhohen. Ndër to përfshihen tensioni trupor, reagimet nervoze, kërcënimet verbale dhe madje edhe kafshimet e lehta, të cilat shpesh merren me shaka, sidomos te qentë e vegjël.

“Një kafshim nuk është kurrë normal”, thekson Coccìa, duke shtuar se kur një qen kafshon një anëtar të familjes, po sinjalizon se diçka nuk shkon në mënyrën se si po menaxhohet marrëdhënia me të.

Sipas specialistit, agresiviteti mund të marrë forma të ndryshme, si:

  • agresivitet nga frika ose dhimbja,
  • agresivitet posedues, kur mbron ushqimin apo objektet,
  • agresivitet territorial,
  • agresivitet i ridrejtuar nga frustrimi,
  • agresivitet nga mbingarkesa emocionale, sidomos te qentë e rinj,
  • agresivitet mes qenve,
  • apo agresivitet grabitqar, i lidhur me instinktin e gjuetisë.

Njohja dhe interpretimi i saktë i këtyre shenjave, sipas Coccìa-s, është hapi i parë për të parandaluar situatat e rrezikshme dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të sigurt mes njeriut dhe qenit./Corriere

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu