Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar pas disa orësh në polici, duke dorëzuar edhe armën e zjarrit me të cilën plagosi  29-vjeçarin Elvis Halilaj, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy të rinjve, iqë degjeneroi deri në përdorimin e armës pranë banesës së viktimës.

Kukës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu