Në orën 17:00 të ditës së sotme do të mbahet protesta e thirrur nga opozita, thirrje e cila ka siguruar leje nga policia për tre orë, deri në orën 20:00.
Gazetari Osman Stafa raporton se pikë e nxehtë pritet të jetë rrethrrotullimi i Milotit, ku pritet të mblidhen demokratët e veriut, me përjashtim të Dibrës, e cila do t’i bashkohet protestuesve në kryeqytet.
Ndërkohë në rrethrrotullimin e Bradasheshit pritet që pjesë të jenë edhe demokratët nga Korça.
Ndarja e demokratëve:
Në sheshin Shqiponja,do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve.
Në rrethotullimin e Shkozetit do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan.
Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë.
Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë dhe Berat./Balkanweb