Vendimi në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 36, pika 3, 37, pika 5, dhe 38, pika 3, të ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e rregullores “Për sigurimin fizik të informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” të NATO-s, të Bashkimit Evropian, të shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Vendimi nr.189, datë 4.3.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për sigurimin fizik të informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” të NATO-s, BE-së, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KLASIFIKIMIN, PUNËN, TRANSPORTIMIN FIZIK, DEKLASIFIKIMIN, ZHVLERËSIMIN, ASGJËSIMIN DHE SHKATËRRIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR”  TË NATO-S, TË BASHKIMIT EVROPIAN, TË SHTETEVE DHE ORGANIZATAVE  TË TJERA NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, pika 4, 18, pika 4, 19, pika 5, 20, pika 3, 22, pika 7, 24, pika 2, dhe 26, pika 3, të ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e rregullores “Për klasifikimin, punën, transportimin fizik, deklasifikimin, zhvlerësimin, asgjësimin dhe shkatërrimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” të NATO-s, të Bashkimit Evropian, të shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.263, datë 12.5.2021, “Për miratimin e rregullores për klasifikimin e informacionit “sekret shtetëror””, nr.662, datë 15.11.2017, “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, nr.81,  datë 28.1.2008, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për asgjësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, nr.502, datë 23.6.2010, “Për miratimin e rregullores “Për transportimin fizik të informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror””, nr.312, datë 16.3.2011, “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, nr.377, datë 31.5.2001, “Për sigurimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” në marrëdhëniet ndërkombëtare”, të ndryshuar, dhe nr.836, datë 14.10.2015, “Për miratimin e rregullores “Për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian””, shfuqizohen.
Ngarkohen ministritë, institucionet shtetërore, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar dhe operatorët ekonomikë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu