
u vra dhe nuk kreu vetëvrasje – ky është pretendimi i fortë i bërë nga vëllai i tij, Mark Epstein, gjatë një interviste në emisionin “Uncensored” të .
Mark Epstein deklaroi se një grup patologësh po rishikojnë rezultatet e autopsisë dhe se një raport i ri, aktualisht në proces “peer review”, do të dalë së shpejti dhe – sipas tij – do të tregojë se vdekja e financierit nuk mund të ketë qenë vetëvrasje.
Ai ngriti pikëpyetje mbi humbjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në në Nju Jork, ku Epstein u gjet i vdekur në vitin 2019, si dhe mbi dokumente që, sipas tij, janë mbajtur të fshehta ose të censuruara.
Intervista ndërpritet kur përmenden viktimat
Megjithatë, intervista mori një kthesë të tensionuar kur Morgan e pyeti për viktimat e vëllait të tij dhe nëse kishte dijeni për abuzimet seksuale përpara arrestimit të vitit 2019.
Mark Epstein reagoi ashpër, duke thënë se nuk dëshironte të komentonte për viktimat dhe se shqetësimi i tij i vetëm ishte fakti që, sipas bindjes së tij, vëllai ishte vrarë. Ai ndërpreu intervistën menjëherë pas këtyre pyetjeve.
Konteksti i çështjes
Zyrtarisht, mjeku ligjor i Nju Jorkut vendosi se Epstein kreu vetëvrasje në qelinë e tij në gusht 2019, ndërsa përballej me akuza federale për trafikim seksual të të miturave. Megjithatë, prej vitesh qarkullojnë teori dhe dyshime mbi rrethanat e vdekjes së tij, përfshirë çështje si funksionimi i kamerave të sigurisë dhe procedurat e burgut.
Dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë hedhur dritë mbi disa detaje të natës kur ai u gjet i pajetë, por deri më sot autoritetet amerikane nuk kanë ndryshuar qëndrimin zyrtar mbi shkakun e vdekjes.
Çështja vazhdon të mbetet një nga më të debatueshmet në SHBA, me ndikim të gjerë politik dhe publik.






