
Arbër Veliaj, vëllai Erion Veliajt, është rikthyer për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme brenda 24 orëve të fundit.
Sipas disa burimeve, ai do të dorëzojë sot disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, detyrë kjo që i është ngarkuar gjatë seancës së djeshme.
Ditën e djeshme ai është marrë në pyetje për rreth 4 orë në SPAK, si person në dijeni për çështjen që çoi në qeli vëllanë e tij kryebashkiak të Tiranës.
Hetimet kanë zbuluar se Arbër dhe Erion Veliaj kanë bashkëpunuar për sulme ndaj prokurorëve dhe për pastrimin e parave të përvetësuara përmes kompanisë “Gogel”. Por para mediave, ai tha se u paraqit për sqaruar pozicionin.
Çfarë ndodhi dje?
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erjon Veliaj u paraqit në derë të SPAK, vetëm pak minuta pasi Struktura e Posaçme Anti Korrupsion nisi zyrtarisht ditën e punës, të enjte.
Pas më shumë se katër orëve para prokurorëve të posaçëm që i çuan vëllanë në qeli dhe i kanë kontrolluar banesën e biznese si pjesë e hetimit pasuror.
Arbër Veliaj, tha për mediet se u paraqit vullnetarisht për të sqaruar pozicionin e tij para drejtësisë.
“Erdha vullnetarisht për të sqaruar pozicionin tim”, tha shkurtimisht për gazetarët teksa po dilte nga SPAK-u, po vështirë për t’u besuar një deklaratë e tillë, teksa familja Veliaj gjendet e zhytur në akuza të rënda.
A e çoi “fraksioni” Arbër Veliajn në SPAK?
Kjo ishte hera e parë që Arbër Veliaj e kaloi derën e SPAK si person në dijeni për çështjen që mban në qeli kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa me herët, ai ka qenë aty bashkë me edhe me kunatën Ajola Xoxa për kundërshtuar vendimet e kontrollit dhe sekuestrimet që prokurorët e posaçëm kanë bërë në dhjetorin e Vitit të kaluar në banesat e bizneset e tyre.
Hetimet mbi pasuritë e familjes Veliaj kanë identifikuar disa prona që rezultojnë në emër të Arbër Veliajt, ndaj të cilit deri më tani nuk ka një akuzë të ngritur, por vetëm procedurë verifikimi.
Arbër Veliaj, po ashtu ishte personi me të cilin Erion Veliaj komunikoi nga furgoni i policisë me aparatin celular të punonjësit të burgut, ç’ka i kushtoi kryetarit të Bashkisë një akuzë shtesë, duke e çuar numrin e veprave penale për të cilat ai dyshohet, në katër.
Përgjimet zbulojnë se Arbër dhe Erjon Veliaj kanë koordinuar një fushatë presioni dhe sulmesh mediatike kundër prokurorëve, duke sugjeruar një përpjekje për të ndikuar në procesin hetimor
Sipas hetimit ndërkohë, rezulton se me kompaninë e tij “Gogel”, Arber Veliaj në dosjen e SPAK rezulton si personi i dyshuar që ka bërë dhe pastrimin e parave publike të përvetësuara në mënyrë të paligjshme nga i vëllai kryebashkiak i Tiranës.
Përballë këtyre fakteve nga dosja hetimore, heshti dhe iku.
Më 23 korrik, kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës u mor zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, e në fund edhe futja e sendeve të paligjshme në qelinë e paraburgimit.
Erjon Veliaj, sipas SPAK-ut, dyshohet se kryer këto krime në bashkëpunim me gruan e tij dhe disa biznesmenë, ndër të cilët edhe Elman Abule, të cilët po ashtu janë njohur me akuzat.
Pas këtij hapi, SPAK pritet të dorëzojë dosjen voluminoze ndaj kryebashkiakut të Tiranës në Gjykatën e Posaçme Anti- Korrupsion për nisjen e procesit gjyqësor./oranews