Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, raportohet se është shtatzënë me binjakë.

Sipas burimeve për JOQ Albania, Xoxa ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, e cila është realizuar përmes fertilizimit me metodën in vitro, pas disa përpjekjesh të pasuksesshme më parë.

Ndërkohë, Erion Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit, ndërsa vijon procesi gjyqësor që lidhet me rikthimin e tij në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Çifti Xoxa–Veliaj janë prindër të një djali të quajtur Kajan dhe pritet që së shpejti familja e tyre të zgjerohet me dy anëtarë të rinj.

Urime çiftit për lajmin e gëzueshëm!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu