Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e rikthen atë në detyrë, duke e cilësuar këtë si një fitore të demokracisë dhe të qytetarëve të kryeqytetit.

Në një postim publik, Veliaj shkruan se ky nuk është një vendim për një individ, por për votën e lirë dhe sovranitetin e popullit të Tiranës.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket – popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij,” – shkruan Veliaj.

 

Ai thekson se vendimi i Kushtetueses rivendosi dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull, duke shtuar se “e drejta mund të vonojë, por nuk harron”.

Në fund të mesazhit të tij, Veliaj falënderon qytetarët e Tiranës për besimin dhe durimin e treguar, duke garantuar se do të vazhdojë punën pa u ndalur.

“Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu