Prej 10 shkurtit të këtij viti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për korrupsion.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një vendim nëse pas 7 muajsh nga burgosja e Veliajt, duhet që ta çojë bashkinë më të madhe në vend në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Në lidhje me këtë temë, kryeministri Rama është pyetur gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, por përsëri nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

Ai shprehet se ende “nuk e di”, duke theksuar se së pari po diskuton me persona të tjerë se si duhet ta trajtojë këtë situatë.

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranë?

Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di.

Pra do të jetë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa Gjykata të marri një vendim të formës së prerë?

Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë./opinion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu