Një grup qytetarësh kanë protestuar sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, teksa kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon të jetë brenda ambienteve të SPAK.
Qytetarët para godinës së Prokurorisë së Posaçme mbajnë pankarta në duar teksa kërkojnë dënimin e Veliajt, të cilin e cilësojnë hajdut dhe mashtrues.
“Mashtrues 99-sh, hajdut, po të zënë hakat e Kombinatit”, shkruhej në një nga pankartat e tyre.
Veliaj ndodhet në SPAK, që prej orës 09:00 të mëngjesit.
Kryebashkiaku po merret në pyetje, lidhur me disa veprime hetimore ndaj tij dhe familjarëve të tij, lidhur me verifikimin e pasurisë.