
Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga detyra dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës.
View this post on Instagram
Në fillim të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkuan që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit presidencial, duke argumentuar se nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për paraqitjen e argumenteve.
“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona,” u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.
Pas kësaj kërkese, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Presidenca.
Ndiqni live seancën
Më herët pasi Veliaj pasi zbriti nga furgoni i policisë që e shoqëroi nga paraburgimi i Durrësit deri në Kushtetuese, përshëndeti me dorë gazetarët e operatorët.
View this post on Instagram
 
            
 
	