
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj doli nga ambientet e SPAK në orën 14.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj është pyetur në kuadër të hetimit që po zhvillohet ndaj tij për korrupsion pasiv, aktivitetet si kryebashkiak, disa transaksione të bashkëshortes etj.
Më herët është marrë edhe dëshmia e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme sekuestroi telefononin e Ajola Xoxës si dhe ushtroi kontrolle edhe te biznesi i saj.
Në dalje të Spak, Veliaj nuk foli teksa linte ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për gazetarët ka thënë vetëm një fjali: “Do të flas live”.
Ai qendroi ne Spak per 5 orë e 20 minuta.