Një prej turistëve të grupit që është ngjitur mengjesin e sotem, per në Jezercë, ka ndërruar jetë pasi ka rënë në humnerë. Banorët e zonës dhe policia kanë mberritur në vendin e ngjarjes pas disa oresh. Sebashku me ta ka mberritur edhe një helikopter. Po punohet per nxjerrjen e trupit nga humnera.

Një grup turistësh, në afërsi të Majes se Jezercës, kanë kërkuar ndihmë pas janë aksidentuar. Dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë por është ende e pakonfirmuar për shkak të mungesës së kontaktit me ta. Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit dhe Valbonës. Ngjitja në Majën e Jezercës, nga Thethi, kërkon një përgatitje shumë të mire fizike pasi shkon deri në 8 orë ngjitje në një terren shumë të vështirë dhe njohje shumë të mirë të zonës. Një pjesë e madhe e turistëve të huaj, preferojnë të bëjnë ngjitjen pa guide lokale

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu