
Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.
Për të dyja rastet, grupet hetimore po kryejnë veprimet nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.