
Aktorja, komediania dhe skenaristja kanadezo-amerikane , e njohur për rolet e saj ikonike në filmat Home Alone dhe Beetlejuice, si edhe në serialin televiziv Schitt’s Creek, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.
Vdekja e saj u konfirmua për BBC nga zyra e menaxherit të aktores. Sipas një deklarate të agjencisë Creative Artists Agency, O’Hara ka vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles, pas një sëmundjeje të shkurtër. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.
Karrierë e gjatë dhe e vlerësuar
Gjatë një karriere që shtrihet në disa dekada, Catherine O’Hara u shqua për aftësinë e saj të veçantë për të ndërthurur humorin me dramën. Ajo u bë e dashur për publikun botëror si nëna e Kevin McCallister në filmat Home Alone, përkrah Macaulay Culkin, si dhe për interpretimin e saj në komedinë kult Beetlejuice.

Në vitet e fundit, ajo fitoi një brez të ri fansash me rolin e Moira Rose në serialin , rol për të cilin u vlerësua gjerësisht nga kritika.
Çmime dhe vlerësime
Gjatë karrierës së saj, O’Hara ka fituar dy çmime Primetime Emmy, një Golden Globe dhe dy çmime Screen Actors Guild, duke u renditur ndër figurat më të respektuara të industrisë së argëtimit.
Së fundmi, ajo ishte shfaqur në prodhime televizive si The Studio në Apple TV dhe serialin të HBO-së.
Familja dhe homazhet
Catherine O’Hara lë pas bashkëshortin e saj, dizajnerin e produksionit Bo Welch, dhe dy djemtë e tyre. Familja ka bërë të ditur se do të organizojë një ceremoni private përkujtimore.






