
Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën e Vlorë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën gjatë një loje kalçetoje. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, incidenti ka ndodhur në fshatin Novoselë, më datë 25 dhjetor 2025.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë dhe rezident në Gjermani, është goditur nga topi në pjesën e kraharorit gjatë lojës. Menjëherë pas goditjes ai është rrëzuar në fushë dhe gjatë transportit për në spitalin rajonal të Vlorës ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se dyshohet që viktima të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa materialet procedurale janë referuar për vlerësim të mëtejshëm.







