Një punonjës 37 vjeç me origjinë nga Egjipti që punonte në një kompani montimi në linjat e energjisë elektrike të tensionit të lartë në zonën e Ruzhdies ka rënë gjatë punës duke humbur jetën.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit Fier nga po kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Policia bën me dije se M.S., ka humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia.

yacht hotel sarande

Sakaq, policia ka sqaruar personat përgjegjës të kompanisë ku punonte egjiptiani në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me egjiptianin që humbi jetën në Patos teksa punonte në një shtyllë tensioni të lartë për një kompani. Egjptiani ra nga lartësia dhe ndërroi jetë.Konfederata e Sindikatave thekson se ky rast ngre alarmin për mungesën e kushteve teknike në punë në vendin tonë. Nga ana tjetër KSSH kërkon të vihen përpara drejtësisë përgjegjësit dhe dërgimi i trupit të egjiptianit të ndjerë në atdhe.Reagimi i KSSH:

Alarmi jonë për sigurinë në punë prej vitesh bie në vesh të shurdhër të instansave përgjegjëse, teksa Inspektorati i Punës vijon të mbetet ndër institucionet më të korruptuara në vend.

Një 37 vjeçar punëtor egjiptian ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në një shtyllë tensioni në Patos.

KSSH nga informacionet paraprake mëson se shkak i aksidentit në punë është mungesa e kushteve të sigurisë teknike.

KSSH kërkon që përgjegjësit të dalin urgjentisht përpara drejtësisë dhe shteti të mundësojë dërgimin e trupit në atdhe të punëtorit egjiptian.

Inspektoriati i Punës të shtojë kontrollet në kantiere për të monitoruar nësë sipërmarrësit i rrespektojnë kushtet që lidhen me sigurinë teknike dhe të rishikohet rritja e penaliteteve. /Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu