Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.
Ai e ka përshkruar Simitis si një lider të veçantë që ka lënë një ndikim të thellë në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe ka ndihmuar shqiptarët gjatë periudhës së Luftës së Kosovës
“Çdokush është hero i historisë së tij personale, por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro-greke!” tha Majko, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm të Simitis për shqiptarët.
Gjatë periudhës së Luftës së Kosovës, qeveria e Kostas Simitis ndërtoi tre kampe në Shqipëri për të strehuar shqiptarët e dëbuar nga Kosova.
Majko theksoi se Simitis ishte një politikani që i besonte punës dhe angazhimit të tij për të siguruar një të ardhme
“Kostas Simitis ishte një njeri që doli nga politika i nderuar, pa rënë pre e egoizmit që karakterizon shpesh politikën,” përfundoi Majko.
Reagimi i plotë
Kostas Simitis, ish kryeministri i Greqisë, ka ndruar jetë!Cdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke!
Ai ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve! Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke!
Kostas Simitis mund të karakterizohet si një njeri për të cilin ndjesitë nuk ishin fakte!
Me një formim kulturor greko-gjerman dhe po ashtu produkt i shkollës ekonomike të Londrës, Kostas Simitis bënte diferencë nga kultura e vjetër e sjelljes ballkanike! Ai respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato! Puna e tij ishte e ardhmja!
Politika është një dhomë egoizmi por Kostas Simitis, doli prej saj i nderuar!
Lamtumirë mik!